Albulena Haxhiu paralajmëron vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 15:02
Albulena Haxhiu paralajmëron vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së. Ajo ka thënë se në Hagë do të shoqërohet nga Komisioni për Legjislacion, një anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Kështu bëri të ditur në pjesën për pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës sa foli për punën e saj 1-vjeçare si ministre e Drejtësisë.

“Unë bashkë me Komisionin për Legjilacion dhe nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci kemi planifikuar ta kemi një vizitë në Hagë dhe është e vërtetë që disa prej tyre nuk e kanë pritur Ministrinë e Drejtësisë në vizitë, mirëpo si Ministri e Drejtësisë e kemi për obligim që të bëjmë kërkesa për të gjithë. Sa i përket luftës së UÇK-së kemi një qëndrim. Lufta ka qenë luftë e drejtë për çlirim. Problemet e pas luftës politike me ta nuk më bëjnë mua që mos të kërkoj një takim me ta”, tha Haxhiu.

Haxhiu, në konferencën e sotme, ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore.

(Kosova Sot Online)