40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 15:05
40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

40 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar që nga dje në vend. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Ministria ka njoftuar se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 650.

“Nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451. Në total numri i rasteve aktive është 650”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)