KOSTT njofton se kjo lagje e Prishtinës nesër do të mbetet pa rrymë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 15:23
KOSTT njofton se kjo lagje e Prishtinës nesër do të mbetet pa rrymë

KOSTT ka njoftuar se nesër do të mbettë pa rrymë Lagja e Spitalit në Prishtinë.

Kjo për shkak të intervenimitnë largpërçuesin që lidhë Nënstacionin 220/110/10.05kV Prishtina 4 me Nënstacionin 110/10kV Prishtina 2 si dhe NS 20/0.4kV TS Lagjja e spitalit 4/1.

Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë nga ora 09:00-18:00.

Njoftimi i plotë:

?Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV L 1202 që lidhë NS Prishtina 4  me NS Prishtina 2

#KOSTT njofton qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 24 Mars 2022 (E Enjte), nga ora 09:00 deri në 18:00, do të shkyçet largpërçuesi 110kV L 1202 që lidhë Nënstacionin 220/110/10.05kV Prishtina 4 me Nënstacionin 110/10kV Prishtina 2 si dhe NS 20/0.4kV TS Lagjja e spitalit 4/1 me kod: 19000077216. Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar riparimin e përçuesit si dhe të fibrit optik OPGË në largpërçuesin në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 20/0.4kV TS Lagjja e spitalit 4/1 me kod: 19000077216 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 0.25MË).

Intervenimi në fjalë, do të ndikoj në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGË.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

(Kosova Sot Online)