Arrestohet një 24-vjeçare, u kap me kokainë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 15:31
Arrestohet një 24-vjeçare, u kap me kokainë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 24 vjeçare në Ferizaj pasi u kap me substancë narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë për të njëjtën ka pasur informacione se merret me shit-blerje të narkotikëve.

E njëjta është shtetase e Shqipërisë.

” Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30,  kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër,  Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë. Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.

Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30,  kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër,  Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Pas njoftimit të Prokurorit  kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën,  në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.

Dy peshore dhe disa  qese të zbrazëta

Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.

Një palë gërshërë.

Një pasaportë .

Një telefon celular. 

 Një kartëmonedhë 20 euro.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)