Paralajmërimi i Zelenskiyt: Rusia mund t’i sulmojë centralet bërthamore

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 15:43
Paralajmërimi i Zelenskiyt: Rusia mund t’i sulmojë centralet bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë fjalimit virtual në parlamentin japonez, paralajmëroi rrezikun e sulmeve ruse ndaj centraleve bërthamore dhe ai ngriti shqetësime për vendin e shkrirjes së Çernobilit, shkruan BBC.

Në fillim të këtij muaji, ushtarët rusë hynë dhe rrethuan perimetrin e termocentralit bërthamor.

Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje gjithashtu për sanksione që të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund agresionit rus dhe tha se luftimet në disa zona të vendit të tij ishin aq të ashpra sa njerëzit nuk ishin në gjendje të varrosnin të afërmit e vrarë.

Ai i ka bërë thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet ndaj Moskës, duke përfshirë edhe vendosjen e një embargoje tregtare ndaj mallrave ruse.

Japonia i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj bankave, bizneseve dhe individëve rusë.

(Kosova Sot Online)