Sot një muaj Putin dha urdhër për pushtimin e Ukrainës

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 08:34
Sot një muaj Putin dha urdhër për pushtimin e Ukrainës

Më 24 mars është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej – dhe që bota duhet ta ndalë Rusinë. /REL/

(Kosova Sot Online)