Ramush Haradinaj dhe Bekë Berisha ndërmjetësuan në pajtimin e familjeve në Pejë

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 09:52
Ramush Haradinaj dhe Bekë Berisha ndërmjetësuan në pajtimin e familjeve në Pejë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe deputeti i kësaj partie Bekë Berisha, kanë ndërmjetuësuar në pajtimin e familjeve Ademaj dhe Kadrijaj.

Një familjar i familjes Ademaj tha se takimi mes dy familjeve është bërë në selinë e OVL UÇK-së në Pejë, teksa shtoi se familjet janë pajtuar por rasti që ka ndodhur mbetet akoma në rrethana të pasqaruara.

Astrit Ademaj, ish-kandidat për kryetar të Pejës nga PDK, u vra më 8 shtator të vitit të kaluar. Aty mbeti i vrarë edhe ish-zyrtari i PDK-së Blerand Kadrijaj. I plagosur kishte mbetur edhe vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj, Avniu.

Zyrtarisht motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun.

(Kosova Sot Online)