Policia deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë, thonë se është aktivitet i zakonshëm

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 09:59
Policia deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë, thonë se është aktivitet i zakonshëm

Policia e Kosovës ka thënë se shkuarja e Njësiteve Speciale në Mitrovicë është aktivitet i zakonshëm dhe se nuk lidhet me ndonjë aktivitet të caktuar.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)