U rrëzua para disa ditësh në vendin e punës, vdes një person në QKUK

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 10:35
U rrëzua para disa ditësh në vendin e punës, vdes një person në QKUK

Ka vdekur një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga data 16 e këtij muaji ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve t ë marra nga rrëzimi në vendi e punës.

Për rastin ka njoftuar policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj më 16.03.2022.

“Ferizaj 16.03.2022 – 09:50. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar  ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)