Fitore e madhe e Telekomit, po çlirohet nga “okupimi” i oligarkëve Devolli!

Fitore e madhe e Telekomit, po çlirohet nga “okupimi” i oligarkëve Devolli!
Fitore e madhe e Telekomit, po çlirohet nga “okupimi” i oligarkëve Devolli!

Dardan Grapci

  • 25 March 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI – Dardan Grapci

Gjykata e Apelit ka vepruar mirë kur e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me kontestin rreth pagesës së një gjobe të pa drejtë milionëshe ndaj Telekomit, në llogari të oligarkëve Devolli- respektivisht Dardafonit- Z-Mobile dhe që e ka kthyer këtë çështje në pikën zero, në rigjykim.

Me disa vendime dhe veprime të drejta gjyqësore, drejtësia kosovare. Gjyqësori dhe prokuroria, thuajse po e dëshmojnë që përfundimisht dhe seriozisht kanë filluar të lirohen dhe shkëputen nga ndikimi i strukturave kriminale të SHIK-u dhe klani PRONTO. Pra tash hap pas hapi duhet të dëshmohet, sepse është koha ideale që drejtësia të pavarësohet nga politika dhe grupet klanore të interesit, deputetëve në Kuvend, dhe të strukturave ekzekutive në Qeveri, por edhe të ndikimit nga partitë politike me rrjetet kriminale.

Gjykata e Apelit ka vepruar mirë kur e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me kontestin rreth pagesës së një xhobe të pa drejtë milionëshe ndaj Telekomit, në llogari të oligarkëve Devolli- respektivisht Dardafonit- Z-Mobile, dhe që e ka kthyer këtë çështje në pikën zero, në rigjykim. Telekomi i Kosovës në veçanti VALA duhet të filloj menjëherë pas përfundimit të kësaj çështje në Gjykatë, që të reformohet, ristrukturohet dhe ti përshtatet konkurrencës në treg.

Vala duhet ti uli çmimet e thirrjeve dhe ta përmirëson edhe më mirë shërbimin e internetit 4G, duke filluar pa vonesë me instalimin e antenave të teknologjisë 5G në gjithë territorin e Kosovë. Prandaj Z-MOBILE kësaj radhe do ta humbi luftën kundër Telekomit, si dhe përveç kësaj, duhet që ato të holla që ia ka marrë deri më tani Telekomit me përmbarues, t'ua kthej, sepse ka qenë ajo një zhvatje kriminale dhe krejtësisht e pa drejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".