Plagoset një i mitur, në vendngjarje gjendet një kallashnikov

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 10:39
Plagoset një i mitur, në vendngjarje gjendet një kallashnikov

Policia e Kosovës ka njoftuar se një iu mitur dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Zubin Potok.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri e llojit kallashnikov.

Rasti është duke u hetuar.

“Zubin Potok 23.03.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar i mitur është dërguar në Spitalin e Mitrovicës Veri, pasi që dyshohet se ishte i lënduar (plagosur) me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri AK-47. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)