Autoritetet në Ukrainë thonë se forcat ruse kanë vrarë 300 njerëz në Mariupol

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 10:49
Autoritetet në Ukrainë thonë se forcat ruse kanë vrarë 300 njerëz në Mariupol

Autoritetet ukrainase në qytetin Mariupol raportojnë se numri i të vrarëve mund të jetë rreth 300 pas bombardimit të Teatrit të këtij qyteti më 16 mars nga forcat ruse.

Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka lëshuar një deklaratë sipas të dhënave të njerëzve që kanë qenë aty ditën e bombardimit, shkruan Euronews.

“Fatkeqësisht e fillojmë ditën me lajme të këqija. Nga dëshmitarët e ngjarjes, 300 njerëz mund të kenë vdekur në Teatrin në Mariupol shkaku i bombardimeve të forcave ruse”, thuhet në deklaratën e Këshillit të këtij qyteti.

Sipas këshillit të qytetit, njerëzit janë duke vdekur urie në qytet dhe të tjerë janë lënë pa furnizime me ushqim që nga fillimi i Marsit kur ky qytet është në rrethim nga ushtria ruse.

(Kosova Sot Online)