Rusia thotë se shkatërroi depon më të madhe të karburantit ku furnizohej ushtria ukrainase

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 10:56
Rusia thotë se shkatërroi depon më të madhe të karburantit ku furnizohej ushtria ukrainase

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se forcat ruse kanë shkatërruar “depon më të madhe të karburantit që ka mbetur”, pranë Kievit, me raketa që u lëshuan nga deti.

“Në mbrëmjen e 24 marsit, u krye një goditje me raketa precize “Kalibr” të lëshuara nga deti në një bazë karburanti në Kalynovka, jashtë Kievit”, pohoi Konashenkov.

“U shkatërrua më e madhja nga depotë e mbetura të karburantit e forcave të armatosura të Ukrainës, e cila furnizonte me karburant njësitë ushtarake në pjesën qendrore të vendit”, shtoi Konashenkov.

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi të hënën se Rusia ka përdorur gjithashtu raketa hipersonike në pushtimin e saj, shkruan CNN.

“Dhe nëse do ta vini re, (Rusia) sapo ka lëshuar raketën hipersonike, sepse është e vetmja gjë që ata mund ta kalojnë me siguri absolute. Është një armë konsekuente… është pothuajse e pamundur ta ndalosh. Ka një arsye që ata po e përdorin atë”, kishte thënë Biden.

(Kosova Sot Online)