Rakiq: Të gjithë ne që punojmë në institucionet e Kosovës në Veri vetësuspendohemi

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 12:58
Rakiq: Të gjithë ne që punojmë në institucionet e Kosovës në Veri vetësuspendohemi

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që po mbahet në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon”.

Rakiq ka lartësuar Vuçiqin duke e paraqitur si konstruktiv para botës duke thënë se ai i ka ndalur që të mos largohen nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, “për herë të parë s’kemi mundur të arrijmë marrëveshje edhe pse vetëm atij i besojmë”.

“Propozimi ynë ishte që të dalim nga institucionet, por nuk arritëm marrëveshje edhe sot ishim në kontakt me të. Kurti po e shkel marrëveshjen.

(Kosova Sot Online)