E mahnitshme: Ekipi i urgjencës i shpëtojnë jetën pacientit 21 vjeçar me arrest kardiak

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 14:18
E mahnitshme: Ekipi i urgjencës i shpëtojnë jetën pacientit 21 vjeçar me arrest kardiak

Sot ekipi i urgjencës në QMF Duhël të Suharekës, ka shpëtuar jetën e një pacient me arrest kardiak.

Me intervenimin e tyre, ata kthyen pacientin në jetë!

Pacienti 21 vjeçar ishte në arrest kardiak, pa shenja jete, pas intervenimit nga ekipi ai u kthye në jetë dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Sot ne QMF Duhel eshte sjellur nje pacient i moshes 21 vjeç pa shenja jete Dg:Arest cardiac. Ekipi urgjences nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun” bëhet e ditur nga QKMF në Suharekë.

Tutje sipas qendrës thuhet se pacienti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm. 

(Kosova Sot Online)