Histori e pazakontë! Në këtë fshat shqiptar ka 30 vjet pa parë një dasëm me sy

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 14:34
Histori e pazakontë! Në këtë fshat shqiptar ka 30 vjet pa parë një dasëm me sy

Në fshatin Piqeras të Sarandës, dasma e fundit ishte para 30 vitesh. E për pasojë, nuk dihet sa kohe ka që mungojnë lindjet.

Të moshuarit që kanë mbetur do të donin ti kishin pranë fëmijët, por i kanë këshilluar të mos kthehen. Dyert e mbyllura me dry janë panorama e fshatit Piqeras, ku sot kanë mbetur vetëm 20 shtëpi.

Emigrimi mbetet një nga problemet më të mëdha në fshatrat e jugut, ku shumë nga të moshuarit e kalojnë pensionin të vetëm, me fëmijët e tyre që jetojnë shumë larg tyre.

Duke qenë se mungojnë martesat, normalisht mungojnë edhe lindjet, të cilat janë fenomen i rrallë në këto zona dhe kur dëgjohet për lindje, është një gjë e rrallë për gjithë zonën.

Si kjo ndodhi në fshatin Piqeras, dëgjon në çdo cep të Shqipërisë nga veriu në jug. Madje në shumë raste djemtë e rinj detyrohen të marrin nuse nga zona dhe krahina shumë larg zonës së tyre.

Emigrimi në Shqipëri është një fenomen që filloi vrullshëm pas viteve 90′ dhe vazhdon akoma e sot kësaj dite, por me ritme më të ulta.

(Kosova Sot Online)