Kurti serbëve të Kosovës: Mos u ndikoni nga Beogradi, atje nuk ka interes për të drejtat tuaja

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 20:43
Kurti serbëve të Kosovës: Mos u ndikoni nga Beogradi, atje nuk ka interes për të drejtat tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të mos ndikohen nga regjimi autoritar në Beograd. Në një video të publikuar, pas protestës së sotme të serbëve, Kurti në serbisht ka thënë se qeveria serbe nuk brengoset për mirëqenien e serbëve të Kosovës.

Kurti ka thënë se zyrtarët në Beograd kërkojnë destabilizimin e Kosovës për qëllime elektorale, ose për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe.

Ju lutem që të mos ndikoheni nga regjimi autoritar në Beograd. Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen ta destabilizojnë Kosovën, për qëllimet e tyre zgjedhore e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe”, ka thënë ai.

Kurti ka kërkuar nga qytetarët serbë që ta ruajnë qetësinë, duke i siguruar se qeveria e Kosovës u shërbën të gjithëve njësoj, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare.

(Kosova Sot Online)