E tmerrshme: Babai ther me thikë vajzën e tij në Deçan

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 09:28
E tmerrshme: Babai ther me thikë vajzën e tij në Deçan

Gjatë natës së mbrëmshme, babai ka therur me thikë të bijën, në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit.

Dyshohet se para këtij incidenti, babai dhe e bija kanë pasur një mosmarrëveshje, që me pas ka çuar në sulm.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, nga Policia Rajonale e Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)