Biden sot takon zyrtarët ukrainas

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 11:24
Biden sot takon zyrtarët ukrainas

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në një takim këtë të shtune me zyrtarët ukrainas për të kompletuar vizitën e tij në Poloni.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden do të shkojë në takimin që do të zhvillohet midis sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologëve të tyre ukrainas, ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministrit ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Ky takim vjen në kohën kur Ukraina po ankohet për atë çka prodhoi samiti i NATO-s ku u hodhën poshtë thirrjet e liderit ukrainas që të vendoset zona e ndalim-fluturimit, shkruan CNN.

“Ne prisnim më shumë guxim. Ne prisnim disa vendime të guximshme”, tha Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodomyr Zelensky, në një intervistë të drejtpërdrejtë me video të premten.

(Kosova Sot Online)