Gjesti i mirë i zjarrëfikësve të Deçanit, shpëtojnë qenin e bllokuar në pusetë

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 13:35
Gjesti i mirë i zjarrëfikësve të Deçanit, shpëtojnë qenin e bllokuar në pusetë

Zjarrfikësit e Deçanit kanë shpëtuar një qenë i cili kishte mbetur i bllokuar në një pusetë.

Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i Komunës së Deçanit, Leotrim Hadërgjonaj, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se me të lajmëruar zjarrfikësit, ata kishin ardhur në kohë rekorde.

“Sot rastësisht hasa në një qen i cili kishte ngecur në një puset të hapur anash rrugës, menjëherë i lajmerova zjarrfikësit e qytetit ku në kohë rekorde erdhën dhe e shpëtuan. Krenar me Zjarrfikësit e Deçanit”, ka shkruar Hadërgjonaj.

(Kosova Sot Online)