Osmani e quan prekës dhe frymëzues fjalimin e Zelenskyt

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 15:32
Osmani e quan prekës dhe frymëzues fjalimin e Zelenskyt

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual të shtunën edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Osmani, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të saj në “Twitter”, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt si tejet “prekës” dhe “frymëzues”.

“Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar Presidentja.

Presidentja ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

(Kosova Sot Online)