Pas takimeve zyrtare, Biden takohet me refugjatët ukrainas në Poloni

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 15:47
Pas takimeve zyrtare, Biden takohet me refugjatët ukrainas në Poloni

Ka qenë një ditë e ngarkuar për Joe Biden, i cili është takuar me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake si pjesë e vizitave të tij europiane këtë javë, shkruan skynews.

Pas përfundimit të takimeve të tij zyrtare, ai shkoi në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar refugjatët e larguar  nga lufta. Presidenti i SHBA-së  Joe Biden u takua gjithashtu edhe me kuzhinierin Jose Andrés dhe vullnetarë në Varshavë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)