Ministri i Mbrojtjes ia tregon Bidenit nevojat urgjente të ushtrisë ukrainase

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 16:10
Ministri i Mbrojtjes ia tregon Bidenit nevojat urgjente të ushtrisë ukrainase

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se është optimist pas takimit që pat me presidentin amerikan Joe Biden, sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe homologun e tij amerikan Lloyd Austin.

Ai tha se takimi mes tyre ishte “i çmueshëm”, derisa njoftoi edhe për një pjesë të bisedës që pati me Biden.

“Diskutuam për nevojat urgjente të ushtrisë ukrainase. Presidenti Biden tha: “Ukraina ka inspiruar mbarë botën”. Inkurajuese. Ne jetojmë në një epokë të ukrainocentrizmit, por në luftë të ndërsjellë me një armik të përbashkët”, ka shkruar ai.

Reznikov dhe Kuleba u takuan me zyrtarët amerikanë në Varshavë, ku Kuleba tha se SHBA iu premtoi mbështetje shtesë për Ukrainën. 

(Kosova Sot Online)