Mungojnë Kurti e Gërvalla, shtyhet debati për politikën e jashtme

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 11:03
Mungojnë Kurti e Gërvalla, shtyhet debati për politikën e jashtme

Për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.

Iniciuesi i këtij debati, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit mbajtja e debatit pa prezencën e dy bartësve të politikës së jashtme të Kosovës.

“Një debat i  tillë për politikën e jashtme nuk ka asnjë kuptim të mbahet dhe mos të kemi prezent edhe ministren e Jashtme dhe kryeministrit për disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësim i yni dhe ne presim të kemi përgjigje nga kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme. Në dakordim edhe me  grupet e tjera parlamentare kemi vendosur që ky debat të mbahet në seancën e radhës me prezencë të kryeministrit dhe ministres”, tha ai në seancën e sotme plenare.

(Kosova Sot Online)