Llapjanit i digjen 10 hektarë bari i thatë, dyshon se dikush ua vuri zjarrin

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 11:26
Llapjanit i digjen 10 hektarë bari i thatë, dyshon se dikush ua vuri zjarrin

Një person në fshatin Obranqë në komunën e Podujevës ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektarë pronë bari i thatë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se më pas zjarri është shuar nga banorët e fshatit.

Sipas njoftimit, ankuesi ka deklaruar se një i dyshuar e ka ndezur zjarrin, teksa rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)