Samadrexhë/ Nisi t’i djegë mbeturinat e zjarri ia dogji 50 ari fushë

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 11:29
Samadrexhë/ Nisi t’i djegë mbeturinat e zjarri ia dogji 50 ari fushë

Një person teksa po punonte në arat e tij ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur vetëm disa mbeturina, por që ky zjarr i shkaktoi dëme shumë të mëdha.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për një moment zjarri është përhapur dhe më pas janë djegur rreth 50 ari fushë dhe një vresht e papunuar.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa rasti është inicuar si ‘Zjarrvënie’ dhe shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)