Eksperti: Putini dështoi ta rrëzojë Zelenskiyn, por ka një rrezik

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 13:50
Eksperti: Putini dështoi ta rrëzojë Zelenskiyn, por ka një rrezik

Planet e Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë ukrainase do të duhet të anulohen, ka thënë ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Richard Dannatt.

Duke folur për Sky News, Richard tha se Putini tani duhet të pranojë se presidenti Volodymyr Zelenskiy do të qëndrojë në pushtet, pasi Rusia dështoi në një pushtim të plotë të kryeqytetit.

Megjithatë, ai tha se “fuqia” e Rusisë ka të ngjarë të fillojë “ta lodhë ushtrinë ukrainase” ndërsa lufta vazhdon.

Ai tha se pret që qyteti i Mariupol të bjerë në duart e forcave ruse përfundimisht, duke krijuar një lidhje tokësore nga Krimea me rajonin pjesërisht të kontrolluar nga separatistët Donbas në Ukrainën lindore.

Gjenerali Lord Richard tha se aktualisht është në interesin e Zelenskiy, ndërsa forcat e tij po bëjnë mirë për të arritur marrëveshjen më të mirë që mundet gjatë bisedimeve të paqes.

Ai shtoi: “Frika ime është se në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, pozicioni i Zelenskiy do të dobësohet, pozicioni i Putinit do të forcohet dhe Zelenskiy do të marrë më pak nga ajo që dëshiron dhe Putini do të marrë më shumë nga ajo që dëshiron”.

(Kosova Sot Online)