Sot ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 08:14
Sot ditë me diell, njihuni me parashikimin e motit

Mbetet ngrohtë edhe në ditët e fundit të marsit. Ditëve të para vransira e diell. Nga dita e enjte edhe me të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:

Ukraina ndryshoi gjithçka, sido që të mbarojë lufta, Rusia ka treguar se n…

29.03 – Ngrohtë. Vransira të shpërndara dhe intervale me diell gjatë ditës.  Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

30.03 – Ngrohtë, kryesisht me vransira, por ditën edhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

31.03 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

1.04 – Vransira të ndryshueshme, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e orëve të pasdites edhe me bubullima.

Temperaturat mbesin të larta, me minimale që luhaten ndërmjet 2C e 8C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e lokalisht edhe kapin vlera deri në 20C.

Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga jugperëndimi mesatare 3-8m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s. 

Shtypja atmosferike më në fund pëson rënie të theksuar, tashmë edhe nën vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)