Plagosja e tre personave në Prishtinë, vetëdorëzohet në polici një i dyshuar

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 10:07
Plagosja e tre personave në Prishtinë, vetëdorëzohet në polici një i dyshuar

Një person i dyshuar për rastin e therjes me thikë të tre personave të ndodhur në Prishtinë më 19 mars, është dorëzuar dje në polici.

Sipas policisë, në ditën kritike në atë ngjarje ishte shtënë edhe me armë zjarri.

Ukraina ndryshoi gjithçka, sido që të mbarojë lufta, Rusia ka treguar se n…

“Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Kika, Prishtinë, 19.03.2022 – 04:00. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)