Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, Ukraina shpreson për marrëveshje

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 10:30
Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, Ukraina shpreson për marrëveshje

Delegacioni rus dhe ukrainas kanë nisur takimin në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandër Fomin kryeson delegacionin rus , ndërsa David Arakhamia është kreu i delegacionit ukrainas.

Ndërkohë Ukraina shpreson të jetë në gjendje të evakuojë sot civilët nga disa qytete të rrethuara, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Kjo do të përfshinte përpjekjen për të krijuar një rrugë nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit – ku 160,000 njerëz mbeten të bllokuar.

Dje, Ukraina paralajmëroi se disa nga rrugët ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të mundshme nga forcat ruse.

(Kosova Sot Online)