Rusët e bëjnë një video propagandistike, CNN: Thonë se Melitopoli s’është më pjesë e Ukrainës

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 10:41
Rusët e bëjnë një video propagandistike, CNN: Thonë se Melitopoli s’është më pjesë e Ukrainës

Trupat ruse dhe individë të armatosur së fundmi morën pjesë në një video propagandistike ku thuhet se Melitopol nuk është më pjesë e Ukrainës, raporton CNN.

Videoja u publikua në një kanal Telegram që shpërndan lajme pro-ruse për Melitopolin, një qytet i vendosur në pjesën jugore të Ukrainës dhe i pushtuar nga Rusia që në ditët e para të luftës.

Në video, personat e armatosur dhe trupat ruse shihen duke shkruar mbi një flamur ukrainas në sheshin qendror të Melitopolit. Një flamur i madh ukrainas që valëvitej mbi shesh u hoq më 14 mars.

(Kosova Sot Online)