22-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për shërim, i nevojiten edhe 750 euro

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 12:26
22-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për shërim, i nevojiten edhe 750 euro

22 vjeçarja nga Mitrovica, Zade Gashi, vuan nga sëmundja e Fibrozës dhe ka nevojë për një operim i cili kushton 31 mijë euro.

Këtë operim nuk mund ta përballojë financiarisht familja e 22 vjeçares, prandaj ka kërkuar ndihmë nga të gjithë vullnetmirët.

Familja ka njoftuar se shumica e mjeteve janë mbledhur, por duhen vetëm edhe 750 euro.

Të gjithë ata që e kanë vullnetin ta ndihmojnë 22 vjeçaren mund t’i gjejnë të dhënat e nevojshme më poshtë, ose mund të kontaktojnë në numrin e familjarit të Zade Gashit: 043 899 471.

Llogaria është e hapur në emër të ZADE GASHI në Procredit Bank.

IBAN: XK05 1110243243000197

SWIFT CODE: MBKO-XKPR

(Kosova Sot Online)