Raportimet për helmimin e Abramovichit, reagon zëdhënësi i Putinit

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 12:53
Raportimet për helmimin e Abramovichit, reagon zëdhënësi i Putinit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë të martën raportimet se miliarderi rus i sanksionuar Roman Abramovich pati simptoma të helmimit gjatë një rundi jozyrtar bisedimesh në fillim të këtij muaji, duke i quajtur ato “pjesë e luftës së informacionit”.

Peskov tha gjatë bisedës së tij të përditshme me gazetarët se “kjo është pjesë e panikut informativ, pjesë e sabotazhit informativ, luftës informative”.

“Këto raporte nuk janë të vërteta… është e nevojshme të filtrohet fuqimisht rrjedha e informacionit”, tha ai, shkruan The Guardian.

Peskov konfirmoi më tej se Abramovich është pjesë e bisedimeve në Stamboll që nisën sot, por tha se miliarderi rus nuk është zyrtarisht anëtar i delegacionit.

Abramovich është i përfshirë në sigurimin e kontakteve të caktuara midis palës ruse dhe asaj ukrainase.

(Kosova Sot Online)