Bujqit ukrainas vazhdojnë lëvrimin pavarësisht luftës

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 15:36
Bujqit ukrainas vazhdojnë lëvrimin pavarësisht luftës

Pranvera ka mbërritur në jugperëndim të Ukrainës – është koha që Alexander Petkov të fillojë t’i lëvrojë arat e tij.

Por, lufta me Rusinë e ka penguar veprimtarinë e mbjelljes – si dhe furnizimet me ushqim për botën.

“Ne, bujqit, jemi detyruar të bëhemi bashkë. Barrikadën, siç mund ta shihni, në hyrjë të fshatit, e kemi vënë me duart tona. Çdo natë, 5-6 njerëz nga kolektivi ynë bëjnë roje këtu, ndërsa dalin edhe burra të tjerë nga fshati, të cilët kanë armë. Ne jemi këtu për ta mbrojtur fshatin çdo natë”, thotë bujku Alexander Petkov.

Arat e tij, pranë kufirit me Rumaninë, i kanë shpëtuar më së keqes nga luftimet, por pushtimi rus ende rrezikon jetesën e tij.

(Kosova Sot Online)