Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i kërkuar nga policia

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 09:04
Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i kërkuar nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj  për veprën penale ‘’’Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj ’’ me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve.

“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)