Ish-komandanti i NATO-s: Sa të jetë në pushtet Putini, në Europë s’mund të ketë paqe

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 10:45
Ish-komandanti i NATO-s: Sa të jetë në pushtet Putini, në Europë s’mund të ketë paqe

Sir Richard Shirreff, ish-komandant i lartë i NATO-s në Europë, tha se nuk beson që Rusia do të ndalë sulmet e saj ndaj Kievit dhe Chernihivit, duke shtuar se për sa kohë që Putini qëndron në pushtet, “nuk mund të ketë paqe”.

“Përpjekja ruse për të avancuar në shumë fronte ka dështuar dhe tani pres që të përqendrohen në një zonë të caktuar. Mendoj se sa të jetë në pushtet Putini, në Europë nuk mund të ketë paqe”, tha Sir Shirreff.

Ai shtoi se NATO duhet të sigurohet që lufta me Rusinë “të mbetet e ftohtë dhe mos të bëhet e nxehtë”./A2CNN

(Kosova Sot Online)