Kurtishaj: Jemi drejt falimentimit, nafta 1,69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 10:50
Kurtishaj: Jemi drejt falimentimit, nafta 1,69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas raportimeve se çmimi i naftës në vend ka arritur në 1.69 euro.

Kurtishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë.

“Nafta 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)