Rritje pagash nga prilli për këtë sektor në Gjermani

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 14:29
Rritje pagash nga prilli për këtë sektor në Gjermani

Prilli sjell me vete disa lajme të shkëlqyera për disa punëtorë në Gjermani, të cilët pritet të shohin një rritje pagash në fillim të muajit. Grupi i parë, punonjësit e sektorit publik, mund të presin që paketa e tyre e pagave të rritet me rreth 1.8 për qind më 1 prill.

Ndërkohë, punonjësit e përkohshëm dhe të agjencive me pagë minimale, paga e tyre të rritet me më shumë në 10,88 € në orë – por nuk do të qëndrojë kështu për shumë kohë.

Qeveria do të rrisë pagën minimale në 12 euro në orë këtë vit, kështu që të njëjtët punëtorë do të shohin një rritje tjetër pagash në shtator.

Në sektorin e kujdesit zbatohet një pagë minimale e veçantë që tashmë është më e lartë se në sektorët e tjerë: aktualisht, ky grup mund të fitojë midis 12,50 dhe 15 € në orë në varësi të nivelit të aftësive të tyre.

Megjithatë, pas rekomandimeve nga Komisioni i Kujdesit, rritje të mëtejshme pagash do të ndodhin në prill si pjesë e një plani hap pas hapi për të rritur ndjeshëm pagat për kujdestarët deri në vitin 2024, njofton tutje albinfo.ch.

Si hap i parë muajin e ardhshëm:

Asistentët e infermierisë do të marrin një minimum prej 12,55 € në orë,

Asistentët e kualifikuar të infermierisë do të marrin 14,60 € në orë,

Punonjësit e kujdesit do të marrin 15,40 € në orë.

Kjo shumë do të vazhdojë të rritet gjatë 20 muajve të ardhshëm në një tarifë për orë prej 14,15 €, 15,25 € dhe 18,25 € respektivisht. /Albinfo.ch

(Kosova Sot Online)