Shefi i spiunazhit britanik: Këshilltarët e Putinit kanë frikë t’ia thonë të vërtetën

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 08:26
Shefi i spiunazhit britanik: Këshilltarët e Putinit kanë frikë t’ia thonë të vërtetën

Këshilltarët e Vladimir Putinit janë të frikësuar t’ia thonë të vërtetën për përparimin e pushtimit të tij në Ukrainë, tha kreu i agjencisë britanike të spiunazhit, Jeremy Fleming.

Në një fjalim të rrallë publik gjatë një vizite në Australi, ai tha se Putin “kishte mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë së tij, duke pritur një fitore të shpejtë”.

“Ne kemi parë ushtarë rusë – pa armë dhe moral – duke refuzuar të zbatojnë urdhrat, duke sabotuar pajisjet e tyre dhe madje duke rrëzuar aksidentalisht avionët e tyre”, tha ai.

Supas Fleming, Putin kishte nënvlerësuar rezistencën e popullit ukrainas dhe kishte nënvlerësuar po ashtu edhe forcën e Perëndimit, duke nënvlerësuar edhe pasojat ekonomike të sanksioneve./REL/

(Kosova Sot Online)