Bisedimet Rusi-Ukrainë rikthehen online, këto janë zhvillimet kryesore nga lufta

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 08:50
Bisedimet Rusi-Ukrainë rikthehen online, këto janë zhvillimet kryesore nga lufta

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit të pushtimit rus ndaj Ukrainës

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat e tij po përgatiten për një ofensivë të përtërirë ruse në Ukrainën lindore.

Ai shprehu skepticizëm mbi pretendimet ruse se do të de-përshkallëzonte luftimet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke e quajtur atë si pararendës të “sulmeve të reja” në rajonin separatist lindor të Donbasit.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi një armëpushim në qytetin port të rrethuar të Mariupolit të enjten në mëngjes. Evakuimi i suksesshëm i civilëve ende nuk është parë, pasi përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.

SHBA dhe Britania e Madhe thonë se ka tensione midis Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, sepse presidenti rus ndihet i “mashtruar” prej tyre.

Rubla ruse është rikthyer afërsisht në nivelin që ishte kur filloi lufta në Ukrainë, pasi Moska zbatoi masa të rrepta financiare për të fryrë rublën, duke përfshirë rritjen e normave të interesit në 20% dhe futjen e kontrolleve të kapitalit ndaj rusëve, që shpresojnë të këmbejnë monedhën e tyre kombëtare me dollarë ose euro.

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë sërish online këtë të premte, tha negociatori ukrainas David Arakhamia./A2CNN

(Kosova Sot Online)