Në Evropë bie çmimi i naftës, në Kosovë rritet

  • E /
  • 31 March 2022 - 10:16
Në Evropë bie çmimi i naftës, në Kosovë rritet

Në Bursë sot nuk kishte rritje të çmimit të derivateve megjithatë naftëtarët kosovarë ngritën çmimet deri në 1.68 euro për litër nafte.

Lajmet për përparimin e bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, duket se kanë ndikuar që të ulet çmimi i derivateve të naftës në Evropës.

Vetëm gjatë së martës, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka rënë për 6%.

Por, kështu nuk po ndodhë edhe me Kosovën.

Përderisa në shumicën e shteteve evropiane, çmimet e karburanteve kanë filluar të bien, në vendin tonë ato janë rritur.

Nga 1 euro 58 centë sa ishte gjatë ditës së martë, çmimi për një litër naftë, të mërkurën ka shkuar në 1 euro e 69 centë.

E këtë paradoks, qytetarët po e shohin si sfidë për ekonomitë familjare.

Njëjtë mendon edhe ky qytetar.

Në anën tjetër, për rritjen e çmimit të naftës ka folur edhe kreu i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Lidhur me rritjen e çmimit të naftës ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ata kanë bërë edhe një thirrje për qytetarët.

Jozyrtarisht, televizioni ka mësuar se nga mëngjesi i ditës së mërkurë, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë dërguar ankesa në këtë departament, për të njëjtën arsyeje.

(Kosova Sot Online)