AAK-ja me aktivitet simbolik në Kuvend, i kërkojnë Qeverisë sjelljen e Ligjit për Paga

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 10:43
AAK-ja me aktivitet simbolik në Kuvend, i kërkojnë Qeverisë sjelljen e Ligjit për Paga

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ai tha se Qeveria është zotuar që ky Ligj do të sillet në Kuvend më 31 mars, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ky është një aktivitet simbolik lidhur me një çështje që ne e kemi ngritur gjatë dhe që lidhet jo me një zotim ose premtim timin, por më një qëndrim të qeverisë Kurti, të ministrit Sveçla, i cili në këtë foltore ka thënë me 31 mars do ta procedojmë Ligjin e Pagave në Kuvend. Prej këtu i kam thënë mos u ngut se nuk është lehtë ai ka thënë ‘po’”, deklaroi ai.

Më tutje, ai ka kërkuar nga Qeveria që të tregojnë se ku është në proces Ligji për Paga.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë për Qeverinë. Ku është Ligji i Pagave? Nuk është sinkronizim me sindikata. Ky është një proces që e kemi nisur me 14 qershor 2021. Me 18 janar 20222 e kam bërë pyetjen e dytë parlamentare. Një amendament për projektbuxhetin e kam dorëzuar në kohë. Kemi thirr debat parlamentar, kemi debatuar dhe ky Kuvend e ka miratuar një rezolutë që ‘Qeveria e Kosovës ta sjellë sa më parë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik’”, tha Tahiri. 

(Kosova Sot Online)