Kalon projektligji për kompensimin e viktimave të krimit

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 11:07
Kalon projektligji për kompensimin e viktimave të krimit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Pro këtij projektligji votuan 64 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër.

Kuvendi po vazhdon sot seancën me pika të rendit të ditës nga seanca e 28 marsit.

(Kosova Sot Online)