Thellohen raportet Izrael-Kosovë, kjo është marrëveshja e fundit

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 11:09
Thellohen raportet Izrael-Kosovë, kjo është marrëveshja e fundit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka pritur në ambasadë deputetin izraelit, Zvi Hauser.

Ajo tha se kanë rënë dakord që të thellohet partneriteti mes dy shteteve që së fundi vendosen marrëdhëniet diplomatike. Demiri njoftoi se mes Kosovës dhe Izraelit do të krijohet edhe një grup parlamentar i miqësisë.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, kisha nderin të prisja anëtarin e Knesset, Zvi Hauser. Ne kishim një bisedë të ngrohtë miqësie dhe u pajtuam që të thellojmë partneritetin mes Kosovës dhe Izraelit, përfshirë edhe një grup parlamentar kosovar-izraelit”.

(Kosova Sot Online)