Paga pa shkuar në punë, Nagavci: 32 zyrtarët serbë na thanë s’e askush s’u ka kërkuar përgjegjësi

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 11:54
Paga pa shkuar në punë, Nagavci: 32 zyrtarët serbë na thanë s’e askush s’u ka kërkuar përgjegjësi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë sot se kjo ministri ka ndaluar pagesat për 32 zyrtarë serbë që po paguheshin pa shkuar në punë.

Nagavci theksoi se të njëjtit janë lajmëruar në ministri pas ndalesës së pagesës dhe sipas saj ata kanë pohuar se asnjëherë askush nuk u ka kërkuar përgjegjësi.

Më tutje, ministrja deklaroi se nuk do të lejojnë më keqpërdorime të tilla.

“Sa i përket disa çështje, sikur ajo e pagesës së 32 zyrtarëve serbë, si zyrtarë të ish-mbrojtjes civile në vlerën prej 135.760 euro, ashtu siç jeni në njohuri janë ndaluar pagesat për këta zyrtarë. Ata janë lajmëruar në ministri dhe kanë thënë që për tërë këto vite askush asnjëherë nuk i ka kontaktuar dhe nuk ka kërkuar asnjë punë dhe asnjë përgjegjësi prej tyre”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)