Bashkësia Islame e Kosovës: Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill ditën e shtunë

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 14:13
Bashkësia Islame e Kosovës: Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill ditën e shtunë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.

BIK përmes një njoftimi në Facebook të gjithë besimtarëve musliman ju uron agjërim të lehtë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR OPINION
Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin.
Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

(Kosova Sot Online)