Arrin në Beograd, ambasadori i ri i SHBA-së, Christopher Hill

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 14:19
Arrin në Beograd, ambasadori i ri i SHBA-së, Christopher Hill

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, para pak minutash ka arritur në Aeroportin e Beogradit. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Julie Hill.

Diplomati amerikan pritet që të sjell një frymë të re në zhvillimet në Ballkan Perëndimor, sidomos në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë pasi që ka qenë i involvuar në zhvillimet në rajon qysh në vitet e 90-ta.

Ardhja e tij si ambasador në Serbi kompleton edhe mozaikun e Administratës së Joe Biden në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Me Jeffrey Hovenier si ambasador në Prishtinë dhe Gabriel Escobar si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)