Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë në Prishtinë

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 10:30
Arrestohen katër persona për vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona sit ë dyshuar për vrasje në tentativë.

Sipas policisë, ata dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me një person.

Ky I fundit është therur me thikë nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë,  31.03.2022 – 02:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)