Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 10:46
Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi dyshohet se para tri ditësh e ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik, 29.03.2022 – 23:35. Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)