Arrestohet një person për dhunimin e një gruaje në Viti

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 10:50
Arrestohet një person për dhunimin e një gruaje në Viti

Është arrestuar dje një person në Viti, pasi dyshohet se me 23 mars të këtij viti e ka dhunuar një grua në Viti.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viti, 23.03.2022 – 21:00. Me 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)